Connect with us

Aktuale

REAGIMI I KURTIT PËR DEMARKACION: SERBË E MALAZEZ KA PASUR VETËM ME UNIFORMA POR JANË SHPORRUR

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në prag të seancës së jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malin e Zi ka kundërshtuar edhe njëherë marrëveshjen aktuale për shënjimin e pikës kufitare mes dy vendeve.

Kurti në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se 8 mijë e 200 hektarë tokë nuk janë tokë e Rusisë dhe as e BE-së, por sipas tij janë të Kosovës së orientuar kah perëndimi, BE-ja dhe NATO.

“8200 hektarët nuk janë as tokë e Rusisë, as e BE-së. 8200 hektarët janë në skajin perëndimor të Kosovës së orientuar kah perëndimi, te BE-ja dhe NATO-ja. 8200 hektarët nuk janë kurrfarë udhëkryqi gjeopolitik lindje-perëndim”.

“8200 hektarët nuk janë as çiflig e pronë e pushtetarëve të korruptuar që duan ta japin si ryshfet për të garantuar vazhdimin e pushtetit. Ajo tokë ka qenë gjithnjë e Kosovës, e shqiptarëve, dhe kjo është dëshmuar gjerësisht me dokumentacion vendor e ndërkombëtar. Serbë dhe malazezë aty nuk ka patur kurrë, përveçse me uniformë, por edhe ata janë shporrur”, ka shkruar Kurti.

Kurti më tej ka thënë se kjo tokë po synohet të jepet si çmim i paguar për t’i lënë rahat të korruptuarit e tradhtarët. Më tej ai ka thënë se vendet mike të Kosovës nuk duhen të sillen në mënyrë cinike duke pranuar ryshfetin e pushtetarëve tanë kriminel.

“Kjo tokë synohet të jepet si çmim i paguar për lënien rehat të të korruptuarve e tradhtarëve. Nuk është çmimi i parë që ata paguajnë për të mbetur në pushtet, nuk është as çmimi i fundit. Atyre nuk u dhimbsen këto çmime, sepse paguajnë me nderin, gjakun, pasurinë e popullit, e jo me të tyren. Në fakt, sa më shumë e zvogëlojnë Kosovën, aq më shumë u rritet pasuria e pushteti”.

“Vendet mike të Kosovës nuk duhet të sillen në mënyrë cinike, duke pranuar ryshfetin e pushtetarëve tanë kriminelë. Qytetarët e Kosovës e meritojnë të drejtën për të udhëtuar lirshëm, pa viza, pa patur pse të durojnë këtë dhunë e poshtërsi. Tokën nuk e japim. Ne nuk kemi hesap të vazhdojmë me këta pushtetarë”, ka shkruar Kurti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *