Connect with us

Aktuale

AAK AKUZON LDK-NË SE NDRYSHOI MARRËVESHJEN PËR DEMARKACION NË KOMISIONIN PARLAMENTAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po e akuzon Lidhjen Demokratike të Kosovës se ka ndryshuar marrëveshjen për demarkacion në Komisionin për Punë të Jashtme. Sipas një njoftimi që u ka dërguar mediave, AAK thotë se Komisioni për Punë të Jashtme me apo pa vetëdije e ka ndërruar renditjen pikave të dakorduar në marrëveshjen arritur ditë më parë.

“Kryeministri Haradinaj, Kryetari i Kuvendit Veseli, Shefi i GP Abdullah Hoti, Kryetari Nisma-s Limaj dhe ai i AKR-së Pacolli, kanë arritur marrëveshjen e mësipërme për Demarkacionin. Ndërkohë teksti i kësaj marrëveshjeje është ndryshuar në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit, që kryesohet nga LDK-ja, duke e rrezikuar kështu gjithë atë që është arritur me shumë mund për të ardhur deri në këtë pikë”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

“Nê tekstin që ka dalë nga ky Komision, jo vetëm që është ndërruar renditja e pikave të dakorduara, por Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror, është renditur si pikë e fundit dhe jashtë Pjesës përbërëse të këtij ligji! Është e papranueshme nëse dikush në këtë fazë, me ose pa vetëdije, e rrezikon votimin e një marrëveshjeje të dakorduar” thuhet më tej në këtë reagim të AAK-së.

AAK u ka bërë thirrje të gjithë protagonistëve të kësaj marrëveshje që të mos bëjnë kalkulime politike sepse sipas kësaj partie mund të kthehet gjithçka në pikën zero.

“Prandaj ky është alarm për të gjithë protagonistët e kësaj marrëveshjeje, që të mos bëjnë kalkulime politike, por t’i përmbahen pikë për pikë asaj! Në të kundërtën rrezikohet që gjithçka të kthehet në pikën ZERO”, thuhet në komunikatë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *