Connect with us

Aktuale

DEPUTETI I LDK-SË: KUR KËSHILLTARI I VESELIT PAGUHET 2 MIJË EURO, E KUPTOJ SHQETËSIMIN E HARADINAJT

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kundërshtuar vendimin për rritjen e pagës nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj. Deputeti Lumir Abdixhiku, në seancën e sotme të kuvendit ka thënë se ngritjen e pagave që Haradinaj e ka bërë muaj më parë nuk e kupton për dy arsyeje.

Ka thënë se e kupton pozicionin e kryeministrit që nuk dëshiron të renditet si personi i 69 në ngritjen e pagave. Sipas Abdixhikut ngritja pagës përmban konflikt interesi.

“Unë e kuptojë pozicionin e kryeministrit sepse nuk ka dëshirë që të renditet i 69 si personi me pagën më të lartë në vend, por s’mund të mirëkuptojë asnjëherë rritjen e pagës së tij në mënyrë arbitrare për dy arsyeje. E para përmban konflikt interesi dhe e dyta me arsyetimin e dhënë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai më tej ka thënë se e mirëkupton pozicionin e Haradinajt që dëshiron ta rrisë pagën e tij kur paga e një këshilltari të kuvendit është 2 mijë euro, ndërsa e kryeministrit 1 mijë e 400 euro.

“E kuptoj pozicionin e mospërputhjes dhe konsideroi se ka mospërputhje enorme në sektorin publik sa i takon pagave. Vetëm në këtë institucion kemi këshilltar të kryetarit të kuvendit që e kanë pagën 2 mijë euro. Dhe në qoftë se një këshilltar i kryetarit të kuvendit e ka pagën prej 2 mijë euro neto, e një kryeministër i një vendi e ka 1 mijë e 400 euro normalisht që e mirëkuptoj…Nuk ka kuptim që kryeministri t’ia rrisë vetes pagën prej 3 mijë euro e paga minimale të jetë 170 euro, pra s’mund të ketë proporcion 1 me 18”, ka thënë Abdixhiku.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *