Connect with us

Aktuale

Hoti: Kjo është e vërteta rreth marrëveshjes për Demarkacionin

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së Avdullah Hoti ka sqaruar marrëveshjen që është arritur mes krerëve të AAK-së PDK-së Nismës dhe LDK-së për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin.

Hoti ka hedhur poshtë akuzat e AAK-së se Komisioni për punë të Jashtme ka ndryshuar këtë marrëveshje.

Hoti thotë se atë natë Haradinaj e ka pranuar këtë marrëveshje kështu si në foto.

Postimi i Plotë:

Marrevshja sic shihet ne foton ne vijim per nenin 3 te ligjit per demarkacion eshte arritur te enjten mbrema (22 shkurt) me partite e koalicionit (PDK dhe Nisma). Le ta vertetojne kete te pranishmit ne zyren e kryetarit te Kuvendit. Marreveshja eshte shkruar ne zyren e tij.

Ate nate z.Haradinaj nuk deshironte te komunikonte fare. Te shtunen jemi njoftuar se ai e ka pranuar ate.

Sot ne Kuvend e kam lexuar tekstualisht kete marreveshje dhe eshte aprovuar ne Komisionin per Politike te Jashtme si amandament. Transkripti i Kuvendit e verteton kete. Kjo eshte e verteta.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *