Connect with us

Aktuale

IRONIA E DEPUTETES SË VETËVENDOSJES, “LIBERALIZIMIN E VIZAVE E PRESIN VETËM TË SËMURËT”

Deputetja e Vetëvendosjes, ka habitur me konstatimin e saj në lidhje me liberalizimin e vizave.

Sipas deputetës Fatmire Kollçaku, liberalizimi i vizave nuk pritet të ndodh shpejt dhe kosovarët po presin kot për këtë.

Kollçaku në emisionin Rubikon, ka thënë se BE-ja, nuk po i qaset Kosovës si shtet, ndërsa liberalizimin sipas saj po e presin vetëm të sëmurët që kanë nevoj për shërim jashtë vendit

“Liberalizimi i vizave nuk do të ndodh shpejt, sot liberalizimin e pret ai që është i smut e që po mendon se qysh me shku me qat vizë në BE të shërohet”, ka thënë Kollçaku.

Kollçaku duket se nuk i ka parë vetëm pamjet e fundit që vinë nga Ambasadat ku më mijëra qytetarë presin para dyerve të ambasadave, e shumica prej tyre janë të rinj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *