Connect with us

Aktuale

MIJËRA KOSOVARË ENDE TË ZHDUKUR – HARADINAJ I GATSHËM TA FALË SERBINË

Përderisa mijëra kosovarë vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë që la mijëra viktima civile për shumicën e të cilëve ende nuk është vënë drejtësia në Serbi, ish-komandanti i UÇK-së që ka humbur edhe vet familjarë gjatë luftës, tash kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj është shprehur i gatshëm t’i falë serbët, apo autoritetet serbe, shkruan Insajderi.

Ndonëse Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë gjatë luftës në Kosovë, kryeministri i vendit, është shprehur i gatshëm ta falë Serbinë

Haradinaj ka thënë se Kosova është e gatshme ta falë Serbinë por jo ta harrojë atë çfarë ka bërë.

“Vendi i tij është i gatshëm ta falë Serbinë, por jo të harrojë atë që ka bërë ky vend. Gjithashtu mendojmë se është koha për ta bërë një gjë të tillë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është pyetur edhe për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, teksa kryeministri është shprehur kategorikisht kundër kësaj ideje.

“Kjo çështja e territoreve ka qenë gjithmonë në Ballkan dhe të gjitha kufijtë aktual janë për shkak të një lufte që ka ndodhur në të kaluarën nëse ne e hapim këtë çështje, kjo nuk do të mbyllet kurrë dhe ne e kemi ende dhimbjen nga lufta e fundit prandaj nuk duam ta hapim përsëri”, ka thënë Haradinaj për BBC.

2 mijë e 466 kosovar vazhdojnë të jenë të zhdukur sipas të dhënave zyrtare të bëra nga Komisionit Ndërkombëtarë për Personat e Pagjetur.

Videon mund ta gjeni Këtu:

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *