Connect with us

Aktuale

POLICIA BËNË THIRRJE: NËSE DIKU VËRENI KULM TË TILLË, NA LAJMËRONI MENJËHERË!

Policia britanike ditë e fundit nëpërmes të Facebook-ut ka dërguar një lutje të pazakontë qytetarëve.

Pasi në Britani të Madhe tashmë disa ditë po bie borë, dhe në kulmet ku nuk ka borë, për policinë është një gjurmë e rëndësime.

Për shkak të nxehtësisë të cilën e emetojnë llambat UV të cilat shërbejnë për kultivim të marihuanës, kulmet e shtëpive të caktuara mbesin pa borë gjë që momentalisht i tradhton kultivuesit.

Kjo metodë është përdorur edhe më herët në Holandë.

Këtë lajmërim në Facebook e ka postuar policia e Kingsbrixhit.

“Nëse kemi mjaftë fat që edhe në ditët e ardhshme të bie edhe më tepër borë dhe nëse dikush vëren ndonjë kulm si ky në fotografi, ju lutemi të na lajmëroni”, shkruan në postim.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *