Connect with us

Aktuale

UA MËSONTE KOMPJUTERIN NË DËRRASË TË ZEZË, MICROSOFT IU DHURON PAJISJE KOMPJUTERIKE

Një arsimtar në Gana që i aftëson studentët e tij në teknologjinë kompjuterike – pa asnjë kompjuter – është bërë hit në internet, raporton BBC.

Burri nga Kumasi përdorte dërrasën e zezë për të vizatuar në mënyrë të përpiktë një skemë të programit të njohur Microsoft Word.

“Mësimdhënia e TIK-ut në shkollat e Ganës është shumë qesharake,” tha ai në një postim në Facebook, ku i kishte bashkëngjitur edhe disa fotografi.

Pasi pamjet u ndanë me mijëra herë në internet, Microsoft premtoi t’i dërgonte atij pajisje të reja kompjuterike.

Shkolla nuk kishte pasur asnjë kompjuter që nga viti 2011, pavarësisht nga kërkesa që studentët të kalonin një provim të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT) si pjesë e përparimit të tyre në shkollën e mesme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *