Connect with us

Aktuale

VENDIMI I KRYEMINISTRIT QË SOLLI “DEBAKËL” NË SISTEMIN E ARSIMIT

Dita e parë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nisi me një vendim për shkarkimin e bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të saj, Blerim Rexha.

Këtë vendim nisi menjëherë ta zbatojë ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, duke kërkuar edhe fillimin e menjëhershëm të procedurave për zgjedhjen e bordit të ri dhe drejtorin e AKA-së.

Kryeministri vendimin për shkarkim e kishte arsyetuar se procesi i akreditimit në arsimin e lartë është përcjellë me parregullsi serioze

Madje kishte kërkuar nga ministri që në krye të këtij institucioni t’i zgjedhë njerëzit me etikë dhe profesional.

Por, nuk shkoi shumë gjatë dhe u panë pasojat e vendimit të kryeministrit.

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), dje me vendimi të Këshillit të Regjistrit, është përjashtuar nga Regjistrin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë – (EQAR).

Këtë e ka bërë të ditur vetë Blerim Rexha, i shkarkuar me vendim të kryeministrit nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij institucioni.

“Ky është një lajm i keq për të gjitha institucionet e Arsimit të Lartë dhe për të gjithë studentët e Kosovës”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se kjo është dëshmi se shkarkimet që i bëri kryeministri janë bërë pa bazë ligjore.

“Se shkarkimi i të gjithë anëtareve të Bordit të Agjencisë dhe ushtruesit të detyrës ishte bërë pa bazë ligjore tani po e konfirmon edhe EQAR”, ka shtuar ai.

Në këtë drejtim ka reaguar ka reaguar edhe organizata ORCA, e cila është shprehur jashtëzakonisht e shqetësuar me vendimin e European Quality Assurance Register for Higher Education (EQAR) e cila ka vendosur ta përjashtojë Agjencinë e Kosovës për Akreditim për shkak të shkeljes së standardit të pavarësisë institucionale.

ORCA po ashtu e fajëson kryeministrin duke thënë se kjo ka ardhur për shkak të kërkesës së tij për shkarkimin e Bordit dhe ushtruesit të detyrës, pa dhënë asnjëherë sqarimet e nevojshme.

Sipas ORCA-s, në komunikatën zyrtare të EQAR thuhet se ministri ka dështuar të ofrojë prova për “mospërmbushje të detyrimeve” dhe “parregullsi” të bordit të shkarkuar, duke u thirrur në të “dhëna konfidenciale” të kryeministrit për “parregullsi” të disa anëtarëve të Bordit të AKA.

Në kohën e shkarkimit të bordit, ORCA pati kërkuar nga Kryeministri sqarim publik për një javë rresht, por asnjë përgjigje nuk është dhënë as nga kryeministri e as nga vartësit e vet.

“Tani që Kosova ka filluar të pësojë nga vendimet e tij të pamenduara, ORCA mendon se është koha që kryeministri t’i bëjë publike të “dhënat konfidenciale” për veprimtaritë e mundshme ilegale të disa ish-anëtarëve të Bordit të AKA, ose të jap llogari institucionale për këtë degradim të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e ORCA-s.

ORCA i bënë thirrje Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë MAShT që në afatin prej 90 ditësh për ankesë, ta bëjë të pamundurën që AKA të kthehet në EQAR duke garantuar për pavarësinë e institucionit.

European Quality Assurance Register for Higher Education (EQAR) është organizatë evropiane e institucioneve akredituese e cila shqyrton si organ i jashtëm sigurimin e cilësisë nga këto institucione. Kosova ka qenë një ndër pak vendet e rajonit që ka qenë pjesë e kësaj organizate.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *