Connect with us

Aktuale

KONJUFCA: ALBINI S’KA FAJ PËR ATË QË PO NDODHË NË VV

Glauk Konjufca dhe Dradan Molliqaj, në një debat televiziv janë përballur për atë se ka është duke ndodhur në Lëvizjen Vetëvendosje.

Shefi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, nuk e ka bërë fajtorë Albin Kurtin për atë se ka po ndodhë në këtë parti.

Ai ka thënë se Kurti nuk ka faj pse ka kandiduar për kryetar të Vetëvendosjes.

Madje, sipas tij nëse do të pengohej për një gjë të tillë, ai ka mundur që t’i padis në gjykatë.

“Albin Kurti nuk është fajtorë, pse ka kandiduar për kryetar të Vetëvendosjes. Nëse ndonjëri nga ne kishim tentuar për ta penguar për një gjë të tillë, ai ka mundur që të na dërgojë në Gjykatë”, ka thënë Konjufca në Rubikon të KTV-së.

Konjufca shtoi se Kurti ka qenë më meritori që Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rritje të madhe, duke u bërë partia më e madhe në vend.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *