Aktuale
KONJUFCA – MOLLIQAJT: NËSE MENDON SE ALBINI ËSHTË ME ISLAM POLITIK DHE TERRORIST, DIL NGA VV-JA
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit shefi parlamentarë i këtij grupi Glauk Konjufca në debatin përballë Dardan Molliqajt, në Rubikon ka thënë se Dardani e ka akuzu Albinin duke i thënë se është afruar me Islamin politik.
“Ti e ke akuzu Albinin, po ti o djalë i ke thanë Albin Kurtit se është afruar me Islamin politik, e ke quajt si terrorist. Unë mendoj që ti duhet të largohesh nga Vetëvendosje, përderisa i ke këso mendimesh”, ka thënë Konjufca.
Ndërsa, Molliqaj e ka kundërshtuar duke i thënë Konjufcës se Albin Kurti ka dyshu se je i Ambasadës Britanike.
“Po Albini për ty ka dyshu se je i Ambasadës Britanike, ai ka thënë se e kam një informatë se Ambasada britanike po donë me e shpërbë Vetëvendosjen përmes Glauk Konjufcës”, ka thënë Molliqaj.
