Connect with us

Aktuale

ZONJA E PARË BËHET PRODEKANE

Zonja e Parë e Kosovës ka filluar punë si Prodekane në Universitetin e Mitrovicës ‘Isa Boletini’, raporton Kallxo.com

Bashkëshortja e Presidentit , Hashim Thaçi është emëruar Prodekane e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike në Mitrovicë.

Lajmin për Kallxo.com e konfirmoi Dekani i këtij Fakulteti, Hakif Zeqiri.

“Është emëruar në mbledhjen e senatit para dy jave”, tha Zeqiri.

Lumnije Thaçi në vitin 2016, mori titullin Doktor Shkence në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Ekonomisë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *