Connect with us

Aktuale

PROTESTUAN KUNDËR EMËRIMIT TË LUMIJE THAÇIT PRODEKANE, ARRESTOHEN 7 PERSONA

Lëvizja Studentore për Barazi – “Studim Kritikë Veprim” në Universitetin e Mitrovicës organizoi një aksion simbolik për të kundërshtuar, sikur thuhet, “vazhdën e rehatimit të familjarëve të pushtetarëve në institucionet publike”.

Kjo organizatë studentore konsideron se me zgjedhjen e gruas së presidentit Hashim Thaçi, Lumnije Thaçi, prodekane në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, vazhdohet shfrytëzimi i shtetit për të përfituar prona, e për të rehatuar familjarë.

Gjatë kohës sa aktivistët po vendosnin parullat me mbishkrimet “Lume-t na për PISA”, “Familja-Prona-Shteti-Lumnije Thaçi”.

Policia e Kosovës ndërhyri me sprej lotësjellës ndaj aktivistëve duke i lënduar studentët Behar Hasani, Berna Ramaxhiku, Ilir Zeneli dhe Valton Peci, të cilët u shoqëruan në spitalin rajonal.

“Përveç sprejit Policia përdori edhe dhunë fizike ndaj aktivistëve duke i tërhequr zvarrë dhe dhunshëmm i arrestoi disa prej tyre”, thuhet në njoftimin dërguar medieve nga kjo organizatë.

Aktivistët e arrestuar janë:

Rejhan Fejza,

Dren Gashi,

Fatlum Murseli,

Shkëlqim Salihu,

Enis Shartari,

Arbër Zeneli dhe

Egzon Mehmeti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *