Connect with us

Aktuale

Testi PISA: MASHT-i bën dhjetëra gabime drejtshkrimore brenda një njoftimi (Foto)

Nuk janë të rralla gabimet që bëjnë zyrtarët e lartë të shtetit poashtu edhe institucionet arsimore, gjatë shkrimit të njoftimeve të ndryshme.

Këtë herë, Ministria e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), në një komunikatë për media lidhur me vendimin e EQAR-it, ka bërë dhjetëra gabime drejtshkrimore.

Madje, kjo ministri përveç tjerash, emrin Maqedoni e ka shkruar ‘Maçedoni’.

Ndërkaq, duhet kujtuar se në Testin Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve (PISA) të mbajtur në vitin 2015, Kosova u rangua e treta nga fundi, prej 72 vendeve të botës.

Testi i ardhshëm  PISA, pritet të mbahet në muajin prill dhe kësaj radhe me kompjuterë, në vend se me laps dhe shkrim.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *