Connect with us

Aktuale

Babai i 18-vjeçares nga Peja dyshon se vajza e tij u mashtrua nga dikush (Video)

Pas dy ditë kërkimesh 18 vjeçarja Donjeta Avdiaj, për të cilën u kërkua edhe nëpërmjet mediave, u lajmërua vetë në polici. Por sot nuk u lejua që të kontaktojë me familjarët.

Mujë Avdijaj kërkoi në polici gjetjen e vajzës 18 vjeçare, Donjetën e cila të premten nuk ishte kthyer në shtëpi nga kursi i gjermanishtes.

Për gjetjen e saj ishte bërë thirrje edhe nëpërmjet mediave.

Vajza u gjet në Prishtinë, mesditën e së dielës.
“Çika prej të premtes, 10:30 ora u kanë tu shku në shkollë për gjuhën gjermane dhe prej asaj kohe nuk dijmë sen për të deri më sot”, tha babai i saj për Klan Kosovën.

Paraprakisht babait i kishin ardhë informacione se vajza ishte parë edhe në Gjakovë. Por në Prishtinë ajo u paraqit vetë te një taksist të cilit i kërkoi që nga stacioni i autobusëve ta dërgonte në stacionin policor.

Këtë e ka konfirmuar vetë taksisti pa dashur të japë më shumë detaje.

Pas procedurave vajza është kthyer në stacionin e policisë në Pejë.
Por babai i saj mohon se vajza ka pasur probleme veçse dyshon se ajo u mashtrua.

“Sa e di unë sen probleme s’ka pasë familjare as asgjë. Kjo veç mundet me qenë naj mashtrim që i kanë bërë çikës. E kanë tërheq edhe erdh rasti që sot me u dorëzu në polici”, theksoi ai.

Megjithatë familjarët nuk janë lejuar të takohen me vajzën derisa policia dhe prokurori i rastit po hetojnë akoma shkakun.

Sipas babait ajo është ndaluar në polici për 24 orë me arsyetimin se i nevojitet qetësim.

Zyrtarisht policia nuk ka dhënë asnjë hollësi tjetër për rastin përveç konfirmimit se 18 vjeçarja ka shkuar vetë në stacion në Prishtinë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *