Connect with us

Aktuale

Demokracia Studentore kërkon shkarkimin e Inspektoratit të Arsimit të Lartë

Demokracia Studentore (DS), përmes një komunikate për media, njofton se ka kërkuar ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, shkarkimin e Inspektoratit të lartë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe depolitizimin e universiteteve publike.

Organizata Demokracia Studentore pas takimit me ministrin e Arsimit, ndau shqetësimin për përjashtimin e Agjencisë Kosovare për Akreditim nga organizata ndërkombëtare të cilësisë EQAR, si dhe kërkoi depolitizimin e universiteteve publike dhe shkarkimin e Inspektoratit të Arsimit të Lartë.

Lexo po ashtu:
Bytyqi siguron studentët se nuk ka asnjë problem për njohjen e diplomave nga BE-ja
Bytyqi siguron studentët se nuk ka asnjë problem për njohjen e diplomave nga BE-ja
“Ajo çfarë është më shqetësuesja për ne studentët është gjendja e universiteteve në Kosovë, ku një profesor i cili është gjithashtu edhe dekan ligjëron mbi 40 lëndë në nivelin Bachelor dhe Master e, për më tepër edhe bënë gjumë gjatë orëve mësimore. Për këto raste nuk ka marrë masa rektori i Universitetit të Prishtinës e as Inspektorati i Arsimit, andaj edhe pas këtyre problematikave të tilla, po ndodhin edhe këto ndëshkime nga organizatat ndërkombëtare, ndaj ne kërkojmë nga ministri Bytyqi që me automatizëm të shkarkojë inspektorët që monitorojnë arsimin e lartë në Kosovë”, ka thënë Mexhid Ramusa, kryetar i Organizatës “Demokracia Studentore”.

Sipas tij, organizatat studentore janë mjaft të shqetësuara për gjendjen e arsimit në Kosovë derisa kjo është dëshmua me përjashtimin e AKA-së nga organizata ndërkombëtare EQAR dhe për këtë degradim të arsimit duhet të fajësohet më së shumti MASHT-i.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *