Connect with us

Aktuale

EKIPI I LDK-SË QË VIZITOI PREKAZIN PAS MASAKRËS SË JASHARËVE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Doruntinë Maloku ka përkujtuar 20 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Maloku ka postuar disa foto në llogarinë e saj në Facebook, ku ka shkruar për ekipin e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë vizituar familjen Jashari pas masakrës.

“Ky ishte ekipi i LDK-së që vizitoi Prekazin pas masakrës së Familjes Jashari. Këto fotografi të viktimave të masakrës që u prezantuan në konferencë të jashtëzakonshme nga Babi im Enver Maloku, e të shkrepura nga aparati i Ilaz Bylykbashit, u shpërndanë si rrufe në mbarë botën. Ky ishte fillimi i fundit të regjimit serb”, ka shkruar Maloku.

Sot është 20-vjetori i Epopesë së UÇK-së, ku me këtë rast u mbajtën disa aktivitete.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *