Connect with us

Aktuale

Hoti: Ka kaluar koha e manipulimit mediatik të qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se grupi i deputetëve të partisë së tij është plotësisht unik dhe përfaqëson partinë me përkrahjen më të madhe në vend.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “tash kur LDK do të marr përgjegjësinë për udhëheqjen porositen shkrime, por kanë kaluar kohët kur qytetarët manipuloheshin nga manipulatorët mediatikë”.

Postimi i Hotit në Facebook:

“Grupi Parlamentar i LDK-se perfaqeson partine me perkrahjen me te madhe ne Kosove dhe eshte plotesisht unik.

Kaq.

Tash kur shpejt marrim pergjegjesi ne udheheqjen e vendit sigurisht se porositen shkrime. Kane kaluar ato kohe kur qytetaret manipuloheshin nga manipulatore mediatik.

Tani informatat i marrin drejt nga dora e pare. Drejt nga deputetet” (sic.), ka shkruar Hoti.

Ndryshe, pas bërjes publike të sëmundjes së kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe shkuarjes së tij për shërim jasht vendit, në media janë publikuar shkrime të ndryshme që flasin për betejën brenda LDK-së për kreun e partisë, shkruan Telegrafi.

Në disa nga shkrimet janë përmendur emra të atyre që synojnë kreun e partisë. Gjithashtu, duke u thirrur në burime brenda LDK-së, mediat kanë spekuluar edhe për klane e grupe, që synojnë të marrin drejtimin e partisë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *