Connect with us

Aktuale

I NOMINUARI PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË LIPJANIT NGA RADHËT E AAK-SË, KANDIDAT PËR DREJTOR TË SHSKUK-SË

Përveç Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, janë edhe tre mjekë të tjerë që kanë konkurruar për këtë pozitë. Njëri nga ta është anëtar i kryesisë së AAK-së

Konkursi për Drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar është mbyllur javën e kaluar.

Për këtë pozitë kanë aplikuar katër kandidat nga fusha të ndryshme të mjekësisë. Madje njëri nga ta, përveç mjekësisë është i përfshirë edhe në politikë.

Përveç Basri Sejdiut, i cili aktualisht është Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, këtë pozitë po e kërkojnë edhe tre mjekë të tjerë.

Gazeta Shneta ka mësuar emrat e dy prej tyre, Fitim Salihu dhe Fakir Spahiu.

I pari, i specializuar në fushën e kirurgjisë torakale, ka qenë edhe kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo e cila aktualisht udhëheq me Qeverinë.

Selimi është anëtar i Kryesisë Qendrore të partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe kryetar i Degës në Lipjan. Në zgjedhjet e fundit për kryetar të Komunës së Lipjanit vitin e kaluar, ai mori 1849 vota.

Selimi thotë se arsyeja që e ka shtyrë për të kandiduar është fillimisht profesionale dhe njerëzore.

“Unë nuk dyshoj në veten time se korruptohem ndonjëherë. Kurrë nuk dyshoj se mund të gaboj në aspektin e përcaktimit kombëtar dhe asnjëherë nuk dyshoj që mundem me gabu në aspektin njerëzor. Profesionalizmi krejt këto iu jep ngjyrë të bukur”, deklaron Selimi.

Ai thotë se angazhohet “përnime për pacientë dhe nëse njerëzit do ta nin, do të thoshin sa me fat jemi”.

Selimi deklaron tutje se njerëzit e partisë së tij janë në dijeni që ka konkurruar për pozitën e drejtorit të SHSKUK-së. Ai shton se nuk e di nëse do të ketë ndonjë ndikim nga shefi i partisë së tij, ndonëse e pranon se nuk ka asnjë institucion ku politika nuk ndërhyn në konkurse.

Dr. Fakir Spahiu është specialist i Mjekësisë Nukleare. Aktualisht ai drejton Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare në QKUK.

Konkursi për drejtor të SHSKUK-së vjen pas dorëheqjes së Curr Gjocaj në tetor të vitit të kaluar, pas skandalit ku vdiqën tre pacientë në rrethana të dyshimta në QKUK.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *