Connect with us

Aktuale

Veseli: Shumë shpejt seanca për demarkacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë tha se të mërkurën dhe të enjten do të ketë dy seanca ndërkohë që shtoi se gjatë javës do të mblidhet kryesia për të caktuar seancat që kanë mbetur të hapura por edhe seanca të reja.

I pyetur për seancën për demarkacionin Veseli tha se askush nuk ka të drejtë që të bllokojë lëvizjen e lirë.

Veseli u shpreh optimist se gjatë këtyre ditëve do të ketë seancë dhe kjo çështje do të përfundojë.

Pa caktuar datë Veseli tha se seanca mund të mbahet këtë javë ose ndoshta edhe javën e ardhshme.

Kryetari i Kuvendit beson se do të ketë reflektim nga të gjitha komunitetet dhe do të sjellin vendimmarrje.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *