Connect with us

Aktuale

GJYKATA LIRON TË AKUZUARIN KRYESOR PËR VRASJEN E DONJETA PAJAZITIT

Gjykata Themelore e Pejës ka liruar nga akuzat Naser Pajzitin, të dyshuarin kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitit, në mungesë të provave.

Sipas aktgjykimit të gjykatës, nuk është arritur te dëshmohet se i akuzuari ka kryer vrasjen e të rejës, që ka qenë edhe kusherirë e tij.

“Gjykata sot te akuzuarin N.P. ka liruar nga akuza për vrasje te rende nga neni 179 par. 1 pika 1.4 dhe 1.12 të KPRK-së, ngase nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata në të njëjtin aktgjykim e ka dënuar Naser Pajazitin vetëm për dy vepra penale te armbajtjes pa leje të dy lloje të armëve. Ai për këtë është dëmuar me dënim unik 2 vite e katër muaj.

“Gjykata sipas arsyetimit të trupit gjykues, provat e administruara përkatësisht dëshmitë e dëshmitarëve nuk e kanë provuar që viktima ditën kritike kur është zhdukur të ketë qenë në veturën e të akuzuarit. Në anën tjetër nga dëshmitë, video-incizimet e kamerave private në rrugën kah ka kaluar viktima e pas saj vetura e të akuzuarit, nuk është provuar se viktima ka hy në veturën e të akuzuarit, sikur që pretendohet me akuzë”, thuhet në njoftim.

Në shqyrtimin gjyqësor gjithashtu nuk është provuar se armët e konfiskuara nga i akuzuari të kenë lidhje me krimin, përkatësisht vrasjen e viktimës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *