Connect with us

Aktuale

Presidenti serb i Bosnjes erdhi në Kosovë dhe provokoi (Video)

Në Kosovë erdhi një serb që shtetin e ri nuk e do aspak. Anëtari i Kryesisë së Bosnjës, nga Republika Srpska, Mladen Ivaniq, shëtiti nëpër kisha e manastire, duke shkelur kështu lejen që ia dha Prishtina, për një vizitë thjesht familjare.

Mysafiri foli zi e më zi për shtetësinë e Kosovës.

Mori leje të bëjë një vizitë familjare në Kosovë por Mladen Ivaniq nuk u ndal me kaq. Anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës shfrytëzoi rastin dhe shëtiti nëpër kisha e manastire serbe e ortodokse.

Madje ai kur foli pas këtyre vizitave siç veproi të hënën në Prizren bëri deklarata të forta politike kundër Kosovës.

“Erdha këtu që t’i shoh krejt këto objekte të shenjta që i kemi në këtë tokë. Ky vend në Prizren është tregim i madh se sa i fuqishëm ishte shteti jonë serb nëpër kohë dhe të kujtojmë se sa me vëmendje duhet ta ruajmë këtë gjë’, tha Mladiq.

Mysafiri që përfaqëson Republika Serpskën në Sarajevë ku bllokon çdo iniciativë për lehtësimin e bashkëpunimit me Prishtinën zyrtare shkoi edhe më larg kur tha se vizita në Kosovë është obligim i të gjithë serbëve.

“Krejt kjo tregon se Kosova e Metohija vlenë shumë për popullin serb dhe se gjithnjë duhet të kthehemi në këtë vend e ta ruajmë si tokë tonën”, tha ai.

Ivaniq ka qëndruar gjithashtu në Patriarkanën e Pejës, Manastirin e Deçanit dhe Hoqë të Madhe.

Një burim nga institucionet e Kosovës tha për Klan Kosovën se atij me insistim të ndërkombëtarëve i është dhënë leje vetëm për vizitë familjare jo politike dhe se me veprimet e tij, Ivaniq ka shkelur rregullat.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *