Connect with us

Aktuale

Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim, prezanton rezultatet e hulumtimeve të lidhjes në mes tregut të punës dhe arsimin

Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim (KEEN) ka prezantuar sot dy studime të profileve të ndryshme për lidhjen e arsimit dhe të trajnimit me tregun e punës.

Këto studime janë realizuar në dy fusha, e atë në studimin e shkathtësive të nevojshme në sektorin e ndërtimit në Kosovë: Me fokus të veçantë për punëtorët për vendosjen e betonit, përfundimin e betonit dhe të ngjashëm, dhe studimin e nevojave të aftësive në sektorin e përpunimit të drurit në Kosovë: me fokus të veçantë tek punëtorët për vendosjen dhe operimin e mjeteve të makinave për punimin e drurit.

Në këtë takim është vlerësuar nga panelistët se shumica e nxënësve janë të orientuar në drejtim të përfundimit të universitet, duke mënjanuar pothuajse tërësisht përgatitjen në fusha specifike profesionale.

Më tutje aty është thënë se shumë prej kompanive vendore kërkojnë që të fusin të rinj në procesin e punës, që janë të përgatitur në fusha profesionale, ku njëri nga aktivistët ka thënë se pavarësisht gjendjes jo të volitshme ekonomike në vend, institucionet duhet të angazhohen që të rinjtë të orientohen edhe në shkolla profesionale, krahas fakulteteve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *