Connect with us

Aktuale

Zaev deklarohet i pafajshëm për akuzën për ryshfet

Kryeministri Zaev nuk ndihet fajtor për rastin “Ryshfet” dhe thotë se gjatë gjykimit do të dëshmojë pafajsinë e tij dhe do të demaskojë qëllimet e këtij konstrukti politik, u cili u montua në kohën kur publikonte keqpërdorimet e ish pushtetit. Për Zaevin akuza është përplot me gënjeshtra, të cilat janëe dashur ta pengojnë veprimin politik të liderit të opozitës.

“Akuza është e pakuptimtë. Ky është një organizim për ndërtimin e kishës në Strumicë. Unë atëherë në cilësinë e kryetarit motivoja biznesmenë dhe qytetarë për të dhuruar para dhe bëja një fushatë të madhe për këtë gjë. Për mua është më rëndësi që incizimi të publikohet i tëri në këtë procedurë, para opinionit që të vërtetohet se Zoran Zaevi s’ka pasur qëllim mitmarrjen, se dëshmitari ka qenë agjent i fshehtë, i cili me ndihmë nga policia dhe prokuroria kanë dashur që ta ndalojnë projektin e opozitës për të vërtetën e Maqedoninë”, tha Zaevi.

Kryeministri Zaevi akuzohet për mitmarrje prej 160 mijë euro nga biznesmeni Ivan Nikollov Seçavliev nga Strumica për legalizim të tokës ndërtimore, në kohën kur ushtronte funksionin e kryetarit të komunës së Strumicës.
Ai kërkoi nga gjykata që mediat dhe opinioni të kenë qasje në të gjithë provat dhe argumentet sepse vetëm përmes një procedure të drejtë dhe ligjore do të deshmojë pafajsinë e tij, raporton Almakos.

Në seancë sot nuk erdhi dëshmitari Ivan Nikollov, i cili nuk kishte njoftuar gjykatën për arsyet e mungesës.
Avokatët e Zaevit kanë kërkuan të konstatohet nëse ka policia ka pasur urdhër për incizimin ku Zaev bisedon me biznesmenin Nikollov. Video është filmuar me masa të veçanta të hetimit që janë bërë në mënyrë ligjore, u përgjigj gjykatësi duke shtuar se ekziston urdhër gjyqësor dhe raport adekuat për përgjimin.

Përveç kësaj për këto prova tashmë është prononcuar edhe Këshilli për vlerësimin e aktakuzës dhe e ka pranuar këtë provë si valide.

Seanca për rastin “Mitmarrje” po anulohej dy herë. E kaluara u shty për shkak të kërkesës së mbrojtjes, kurse ajo paraprake me kërkesë të prokurorisë

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *