Connect with us

Aktuale

Cerar: Serbia dhe Kosova të zgjidhin çështjet sikur Sllovenia e Kroacia

Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, deklaroi se Serbia dhe Kosova duhet të shikojnë në Kroacinë dhe Slloveninë, të cilat çështjet e kufirit i kanë zgjidhur përmes arbitrazhit.

Ai këto komente i bëri në intervistën për gazetën vjeneze “Standard”, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Serbia para hyrjes në BE duhet të njohë Kosovën, duke pasur parasysh, siç shkruan gazeta, është “çështja më e vështirë kufitare në rajon”.

“Kur bëhet fjalë për çështje kufitare, vendet që nuk mund të arrijnë një zgjidhje politike duhet të pranojnë ‘modelin tonë’ dhe problemet e arbitrazhit, pasi të dyja mënyrat e zgjidhjes së konflikteve do të ishin të rrezikshme,” tha Cerar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *