Connect with us

Aktuale

Së shpejti nis ndërtimi i objektit të Klinikës Fizikale (Video)

Në Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Reanimim në QKUK  mungojnë pajisjet, kurse sipas drejtuesve të saj së shpejti do të nis ndërtimi i një objekti të ri për këtë Klinikë.

Hydajete Qunaku ka 6 javë që vjen çdo ditë në Klinikën e Mjekësisë Fizikale në QKUK. Por mungesa e pajisjeve po ndikon që ajo të mos i kryej të gjitha terapitë e rekomanduara nga mjekët.

Mungesa e pajisjeve nuk është i vetmi problem në këtë klinikë për Hydajeten,  e cila është hospitalizuar pas problemeve që ka në boshtin kurrizor. Ajo po e ka problem të qëndrojë në shtratin ku është shtrirë për trajtim, pasi ai është i dëmtuar.

Zëvendës drejtoresha e Klinikës së Mjekësisë Fizikale, Valbona Krasniqi pranon se klinika ballafaqohet me mungesë të pajisjeve dhe aparaturës së nevojshme, mirëpo problem i madh, sipas saj, është edhe hapësira e kufizuar dhe numri i madh i pacientëve.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka pranuar të prononcohet në lidhje me këtë çështje.

Ndërsa, sipas  zëvendësdrejtoreshës së Klinikës së Mjekësisë Fizikale, pritet që shumë shpejt, të fillojë ndërtimi i një objekti të ri të kësaj klinike.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *