Connect with us

Aktuale

Abdixhiku: Rezerva e shtetit po shpenzohet pa respekt, do ta ftoj ministrin për raportim

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, që është edhe kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, ka thënë që do ta ftojë në raportim ministrin e Financave për shpenzimet e parave të shtetit.

Përmes një shkrim në Facebook, Abdixhiku ka përmendur disa prej shpenzimeve që janë bërë nga institucionet muajt e fundit.

Ndër të tjera, ai ka përmendur edhe ‘500 mijë euro për librin e Presidentit’, shpenzim për të cilin u raportua ta ketë bërë Presidenti Hashim Thaçi për librin biografik të shkruar nga dy autorë ndërkombëtarë.

“Një milion për pagesën e rrymës në Veri, 500 mijë euro për librin e Presidentit, 550 mijë euro për vitin e Skenderbeut, 700 mijë euro për shënimin e pavarësisë. Ende pa kaluar 3 muaj, shpenzohet rezerva e shtetit për këtë vit. Miliona të shpërndara me lehtësi, pa prioritet e pa respekt ndaj gjendjes ekonomike në vend. Do ta ftoj Ministrin e Financave në raportim, për të parë se si dhe ku janë shpenzuar mjetet e rezervës këtë vit”, ka shkruar Abdixhiku.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *