Connect with us

Aktuale

Nagavci: Rishikimi i teksteve të historisë i domosdoshëm (Video)

Sonte në emisionin “Përballje” është diskutuar për rishikimin e teksteve të historisë dhe edukimin për ballafaqimin me të kaluarën.

Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Arsim, Arbërie Nagavci, ka thënë se duhet të ketë rishikim të teksteve të historisë në mënyrë profesionale.

“Jo vetëm tekstet e historisë por në të gjitha nivelet ka gabime, pasaktësi, shrembërim, diskriminime gjinore, steoretipe dhe kjo ndikon keq të fëmijët tanë”, ka thënë Nagavci në emision “Përballje” në RTV Dukagjini.

Ndërsa Gazmend Mirena, profesor i Historisë ka thënë se në tekstet e historisë ka pasë ndërhyrje nga politika.

“Fillimisht kemi qenë nën ombrellën e UNMIK-ut edhe ka pas tendenca dhe ndërhyrjen që gjithçka mos me shkru…Mund të themi se ka lëshime, mirëpo ato është dashtë të evitohen me kohë”, ka deklaruar Mirena.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *