Connect with us

Aktuale

Aktivistët e VV-së hoqën flamujt e shtetit të Kosovës nga shtatorja e dëshmorit “Zahir Pajaziti”

Mediat kosovare, dje kanë raportuar për heqjen e flamujve të shtetit të Kosovës nga shtatorja e dëshmorit “Zahir Pajaziti”.

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës, Egzon Azemi e ka marrë përgjegjësinë për heqjen e flamujve duke thënë se ky veprim është bërë me vullnetin e disa aktivistëve dhe jo të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Po, dje i kemi larguar flamujt e imponuar nga shtatorja e dëshmorit “Zahir Pajaziti”.

Ky veprim ka qenë i pakoordinuar me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, mirëpo në shenjë proteste ndaj imponimit të flamurit tek shtatoret e dëshmorëve i larguam ata.

Zahir Pajaziti dhe dëshmorët e tjerë dhanë jetën për flamurin kombëtar, andaj nuk është turp pse ne i hoqëm flamujt e Ahtisaarit, por turp është që institucionet tona po tentojnë që edhe dëshmorëve të u’a largojnë flamurin kuq e zi, se nga çdo institucion e kanë larguar tash e sa kohë.

Vendosni flamujt e imponuar sa të doni e ku të doni por jo mbi flamujt kombëtar, jo duke na zhveshur historinë të tentoni të krijoni komb artificial.

Ne s’jemi kundër asnjë flamuri, por kurrë s’do lejojmë përdhosjen e flamurit kombëtar. Për flamurin kuq e zi janë burgosur e madje edhe janë vrarë shumë veprimtarë, por ky flamur ka qëndruar e do qëndroj.

Ne e larguam flamurin kaltër e verdhë sepse kërkojmë që tek shtatorja e heroit “Zahir Pajaziti” të vendosët flamuri kombëtar.

Kjo ishte e vetmja rrugë, sepse te institucionet tona fjalët nuk bëjnë punë!,” ka shkruar ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *