Connect with us

Aktuale

Dëmtohet tubacioni në sheshin” Adem Jashari”, mbesin pa ujë disa pjesë të Prishtinës

Kompania Rajonale Ujësjellësi ”Prishtina” njofton konsumatorët se, gjatë ditës së sotme, kontraktorët e Komunës së Prishtinës përgjatë punimeve të tyre në sheshin ”Adem Jashari” në Prishtinë, kanë dëmtuar një tubacion gizë të vjetër, tubacion i ujit ky, që kalon nën objekte banimi.

Në njoftim thuhet së për shkak të dëmtimit të tubacionit kanë qenë të detyruar të ndërprejnë furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.

Sipas KRU “Prishtina” lagjet e prekura nga ky dëmtim janë: “Dodona”, ”Tophane”, zona rreth objektit të komunës dhe Rruga “Haxhi Zeka”.

“KRU ‘Prishtina’ sh.a. ka dërguar ekipet e veta të mirëmbajtjes së rrjetit të ujit në vendin e ngjarjes dhe janë duke u munduar të sanojnë dëmtimin edhe në këto çaste”, thuhet në njoftim.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *