Connect with us

Aktuale

Instituti ATOMI organizoi Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2018 (Foto)

Në tërë Kosovën sot u testuan afër 6 mijë nxënës të të gjitha klasave të arsimit parauniversitar në kuadër të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2018.

Gara Kangaroo organizohet në mbarë botën, me të njëjtin test, me të njëjtat procedura e standarde, dhe në të marrin pjesë për çdo vit mbi 6 milionë nxënës nga rreth 80 shtete të ndryshme të botës, prandaj dhe është një mundësi e mirë që edhe nxënësit e Kosovës ta kenë këtë përvojë si bashkëmoshatarët e tyre në mbarë botën dhe të kenë mundësi krahasimi me ta, thuhet në njoftimin e Institutit ATOMI.

Gara Kangaroo ka për qëllim promovimin e matematikës dhe rëndësisë së saj në gjithë botën. Veç kësaj, Instituti ATOMI e përdorë Garën Kangaroo për të identifikuar talentet e rinj në fushën e matematikës në Kosovë, në mënyrë që të ofrojë aktivitete dhe shërbime të ndryshme përkrahëse për këto talente në funksion të zhvillimit dhe avancimit maksimal të talentit, njohurisë dhe kompetencës së tyre në fushën e matematikës, posaçërisht duke ofruar kurse të avancuara të matematikës nga profesionistët e fushës dhe qasje në literaturë të avancuar të matematikës, në përputhje me moshën dhe talentin e tyre në matematikë.

Për rezultatet e testimit të sotëm pjesëmarrësit do të informohen gjatë muajit prill 2018 në faqen e internetit dhe faqen e facebookut të Garës Kangaroo në Kosovë, me ç’rast të gjithë të testuarit do të informohen për detajet se “ku” dhe “kur” mund ta marrin Certifikatën e pjesëmarrjes dhe Dëshminë e rezultatit të arritur në Garën Kangaroo 2018 (meqë rezultatet individuale nuk do të shpallen publikisht, në mënyrë që të ruhet privatësia e pjesëmarrësve).

Instituti ATOMI iu uron sukses të gjithë nxënësve të testuar!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *