Connect with us

Aktuale

“NË NJËRËN ANË KEMI LUKSIN E ENDRITIT NË ANËN TJETËR KEMI MJERIMIN E SHKAKTUAR NGA THAÇI”

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur billborde në disa pjesë në Prishtinë, që përmes këtij aksioni kanë dashur të tregojnë luksin e djalit të presidentit Hashim Thaçi dhe varfërinë e shumicës së qytetarëve.

Valdrin Ahmeti, aktivist i Vetëvendosjes, ka thënë se me këtë aksion duan të tregojnë se në Kosovë ekziston mjerim, ndërkohë që djali i presidentit jeton në luks.

“Përmes këtyre billbordeve kemi menduar të adresojmë mjerimin në Kosovë, të cilën e kanë shkaktuar qeverisjet e deritanishme të pasluftës, e sidomos koha kur qeveriste Hashim Thaçi dhe qeverisjet e mendësisë së Thaçit, të cilat janë pasuar pastaj edhe nga Isa Mustafa dhe tash nga Ramush Haradinaj”, tha Ahmeti për Ekonomia Online.

“Në njërën anë e keni luksin e shfrenuar të djalit të Hashim Thaçit nëpër të gjitha vendet e botës dhe në anën tjetër e keni mjerimin e shkaktuar nga pushtetarët e pasluftës ndaj popullit dhe Kosovës. Kemi vendosur diku 6 billborde nëpër qytet”, shtoi Ahmeti.

Aktivisti i VV-së deklaroi se politikanët po ofrojnë vetëm ikjen nga Kosova përmes faljes së tokave.

“Ne si lëvizje mendojmë që është shqetësuese sepse ka papunësi shumë të madhe në Kosovë, ka varfëri ekstreme shumë të madhe dhe mjerim. Këta politikanë të cilët kanë marrë votat për ta rregulluar mirëqenien në Kosovë, kanë marrë votat për ta përmirësuar jetën, e vetmja që po na ofrojnë tash është ikja nga ky vend përmes faljes së tokave të një marrëveshjeje të cilën e ka nënshkruar Hashim Thaçi”, tha Ahmeti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *