Connect with us

Aktuale

VETËVENDOSJE RINIS MBLEDHJEN E NËNSHKRIMEVE PËR HETIMIN E SHIK-UT

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka rinisur sot zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e Komisionit hetues Parlamentar me qëllim të hetimit dhe zbardhjes së veprimtarisë së “Shërbimit Informativ të Kosovës”.

Në këtë drejtim, Vetëvendosje thotë se do të kërkojnë mbështetjen e grupeve tjera parlamentare.

Në ndërkohë, lajmin e ka kumtuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se këtë herë do t’i mbledhin të gjitha nënshkrimet e duhura.

“Në legjislaturën e katërt i patëm mbledhur 27 nënshkrime. Në legjislaturën e pestë i kemi mbledhur 38 nënshkrime. Tash do t’i mbledhim 40, aq sa nevojiten”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *