Connect with us

Aktuale

VMRO: Interpelancë dhe kallëzim penal për Xhaferin

Sipas partisë maqedonase në opozitë Xhaferi e ka uzurpuar funksionin e kryetarit të Kuvendit të RM-së dhe ka mundësuar që miartimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve të miratohet me forcë, pa respektuar të drejtën për diskutimin e amendamenteve, duke shkelur kështu Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

“VMRO DPMNE potencon se për këtë shkelje flagrante të rendit juridik në shtet do të ketë përgjegjësi. VMRO DPMNE do të ngre interpelancë dhe kallëzim penal kundër Talat Xhaferit, i cili e uzurpoi funksionin e kryetarit të Kuvendit të RM-së”, tha Orce Gjorgjievski, nga VMRO-DPMNE.

VMRO DPMNE nuk e njeh këtë ligj dhe nuk ka për ta njohur kurrë, theksoi Gjorgjievski duke shtuar se VMRO DPMNE përshndet vendimin e presidentit Ivanov për të mos dekretuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Ligji për dygjuhësi është jokushtetues, dhe këtë e konstatuan edhe ekespertët e të drejtës kushtetuese edhe presidenti i shtetit. LSDM, në vend të interesave shtetërore, në plan të parë, vendosi interesat e koalicionit. Shumica qeverisëse nuk i respektoi vërrejtjet e presidentit Ivanov për ligjin për dygjuhësi. LSDM dhe BDI u vunë mbi kushtetutën. Kështu që hapi i Presdientit Ivanov që të mos e nënshkruajë dekretin për Ligjin për dygjuhësi është vendim shtetari dhe hapi i vetëm i pritshëm kur shkelet kushtetuta dhe drejtësia”, tha Orce Gjorgjievski.

Sipas VMRO DPMNE-së, Ligji për përdorimin e gjuhëve e mundëson dygjuhësi në gjithë territorin e shtetit dhe rrezikon unitaritetin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *