Connect with us

Aktuale

Arta Nitaj shfaqet e thjeshtë dhe bukur

Arta Nitaj numëron mbi 142 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku kohë pas kohë publikon fotografi të ndryshme që në plan të parë kanë dukjen e bukuroshes.

Poza të zakonshme, ato nga përditshmëria apo nga pushimet, zënë profilin e saj në këtë rrjet social dhe natyrisht se marrin pëlqime të shumta nga fansat e saj.

Këto ditë ajo ka realizuar një pozë të thjeshtë në një garazh, ndërsa fotografinë e ka publikuar në Instagram, ku ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime.

Modelja e shndërruar në aktore u bë e njohur për publikun e gjerë me rolin e Xhesikës në hit serinë komike, “O Sa Mirë”.

Ajo bëri një pauzë nga seriali, mirëpo ka kohë që është kthyer dhe vazhdon të tërheqë vëmendje në episodet e reja.

Arta ka qenë pjesë edhe në disa videoklipe muzikore, ku po ashtu është pëlqyer prezenca e saj.

Nuk kanë munguar edhe thashethemet për jetën e saj private, me ç’rast është përfolur për lidhje me personalitete të njohura.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *