Connect with us

Aktuale

Bahtiri dënon thyerjen dhe zjarrvënien në QMF dhe shkollën në veri të Mitrovicës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dënon ashpër thyerjen dhe zjarrvënien në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe në paralelen e shkollës “Aziz Sylejmani” në lagjen “Kodra e Minatorëve” në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri kërkon nga qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe njëkohësisht ju bënë thirrje organeve gjegjëse që sa më shpejtë të i identifikojnë dhe dënojnë kryesit e këtyre veprave.

“Rastet e tilla janë të papranueshme, pavarësisht se cilit nacionalitet i takojnë, andaj lus edhe kryetarin e Veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, që të dënoj këtë rast sepse ngjarjet e tilla e rëndojnë jetën e qytetarëve në veri. Mirëpo pavarësisht, çfarëdo sulmi apo pengese gjatë këtij rrugëtimi, asgjë nuk do të na ndal që të jemi pranë qytetarëve tonë kudo që të jenë dhe duke ju ofruar shërbime sa më cilësore dhe sa ma afër shtëpive të tyre”, thuhet në reagimin e Bahtirit

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *