Connect with us

Aktuale

Liqeni i Vërmicës mbulohet nga mbeturinat (Foto/Video)

Vërmica gjendet në jugperëndim të Prizrenit dhe shumë afër kufirit me Shqipëri.

Kjo pjesë e vendit, edhe pse ka bukuri natyrore, qytetarët vazhdojnë ta ndotin me mbeturina nga llojet më të ndryshme, kryesisht shishe plastike e qese.

Një pjesë e Malit të Pashtrikut dhe Liqenit të Vërmicës është Vlerë e Mbrojtur e Natyrës në kategorinë e Parkut të Natyrës, por siç duket, vazhdon të mos i interesojë askujt për mbajtjen pastër të kësaj ane.

Qytetari që ka shpërndarë këto imazhe në rrjete sociale ka shkruar se ky vend është rishtues, horror dhe për të ardhur marre.


Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *