Connect with us

Aktuale

Gjykata hedhë poshtë ofertën me para të Ronaldos në këmbim të mos-kryerjes së burgut për ikje nga taksat

Rasti midis Gjykatës Spanjolle dhe Cristiano Ronaldos dukej sikur mund të mbyllet brenda ditëve të ardhshme, por ka dështuar momentalisht.

Ylli portugez i Real Madirit vazhdon të mbetet në probleme me autoritetet spanjolle pas akuzave për ikje nga tatimet.

Në një përpjekje për të vënë të gjitha pas tij, Ronaldo thuhet se ka bërë një ofertë për të paguar tek agjencia tatimore.

Ronaldo duke shkuar në një nga seancat e tij gjyqësore

Sipas El Mundo Deportivo, ylli i Real Madridit ka rënë dakord të paguajë te agjencia tatimore një shumë që ai dhe përfaqësuesit e tij mendojnë se është e drejtë bazuar në mos-tatimin e të drejtave të tij të imazhit.

Kjo pagesë do bëhej në mënyrë që të sigurohet nga autoritetet spanjolle se ai nuk do të kalojë aspak kohë burgu.

Prokuroria atribuoi një mashtrimi prej 14.7 milionë eurosh kundër lojtarit, me agjencinë tatimore apo Ministrinë e Financave që pretendonin se ai aktualisht duhet të shërbejë një dënim me burg për shkak të katër incidenteve të veçanta për ikje taksash.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *