Connect with us

Aktuale

“FSO-ja e Putinit”: Për aktivitetet e kësaj agjencie të sigurisë, pak kush di në Rusi (Video)

Agjencia Federale e Sigurisë (FSO) është organizata më e fshehtë në Rusi, që madje konsiderohet më sekrete sesa FSB-ja.

Kjo agjenci është themeluar nga drejtori i nëntë i KGB-së qysh në kohën e Bashkimit Sovjetik. Detyra e tyre primare është siguria e presidentit Vladimir Putin.

FSO është aq shumë e mbyllur për opinionin, sa që të gjitha informacionet për këtë organizatë bazohen më shumë në thashetheme.

Opinioni nuk informohet asgjë për operacionet e FSO-së, kurse shumica e gjërave që shkruhen për këtë organizatë nga mediat bazohen më shumë në thashetheme. Pikërisht për shkak të “mbylljes së tyre hermetike”, ata i quajnë “fantazma”.

Për 16 vite, FSO-në e ka udhëhequr gjenerali Jevgenij Murov, kolegu i vjetër i Vladimir Putinit me të cilin kishte shërbyer në KGB. Pas pensionimit të Murovit në vitin 2016, kontrollin e FSO-së e mori zëvendësi i tij Dmitrij Kochnjev.

Besohet se FSO numëron rreth 50 mijë pjesëtarë të uniformuar, si dhe disa mijëra tjerë që punojnë në fshehtësi. Madje, thuhet se ata kontrollojnë “pajisjen” që kontrollon armët bërthamore të Rusisë.

Edhe pse detyra e tyre primare është të ruajnë presidentin rus, pjesëtarët e FSO-së kujdesen për sigurinë edhe të prokurorëve, ministrave, zyrtarëve të lartë dhe disa dëshmitarëve të mbrojtur.

Mediat ruse shkruajnë që FSO i ka të paktën dy sozi të Putinit që i përdor për “raste” të natyrave të ndryshme.

Identiteti i pjesëtarëve të FSO-së mbahet sekret, por mediat ruse shkruajnë se në disa raste kanë dështuar ta mbajnë sekret identitetin, pasi kanë publikuar fotografi të ndryshme në rrjete sociale derisa po e shoqëronin Putinin. Megjithatë, këto fotografi janë zhdukur brenda pak minutave dhe më nuk figurojnë askund në internet.

FSO raportohet se kanë të drejtë të kryejnë hetime, përgjojnë biseda, të hapin letrat në zarf, të arrestojnë qytetarë dhe të bastisin banesa e konfiskojnë vetura. Thuhet se çdo e 12-ta rrugë në Moskë kontrollohet nga ata, kurse të gjithë qytetarët që jetojnë në këto rrugë kanë informacione të detajuara.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *