Connect with us

Aktuale

Limaj: Për demarkacionin të gjithë mund të supozojmë, por ekspert s’jemi

Deputeti dhe kryetari i Nismës Socialdemokratike, Fatmir Limaj ka deklaruar se variantin që kanë ofruar sot për demarkacionin, është një mundësi që duhet ta shfrytëzojnë ekspertët duke ballafaquar faktet me ata të Malit të Zi.

Limaj ka thënë në seancën për demarkacionin me Malin e Zi, se seanca duhet të shihet si mundësi për ta përmbyllur këtë temë.

Sipas tij, projektligjin duhet ta shohim si mundësi për të përmirësuar eventualisht gabimet apo lëshimet e komisionit të parë, pasi vet marrëveshja e dy presidentëve detyron të dyja palët që eventualisht të korrektojnë kudo që është gabuar gjatë gjithë vijës kufitare.

“Është një mundësi që duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht me përgjegjësi dhe njerëz ekspert pro e kundër të ulen dhe të bashkëbisedojnë me vendin fqinjë dhe të shohin ato të gjetura a qëndrojnë apo jo, ne të gjithë mund të supozojmë por ekspert të kësaj fushe asnjëri nuk jemi këtu, ne duhet t’i besojmë njerëzve tanë dhe njerëzit tanë të gjeturat që i kanë prezantuar para opinionit publik dhe që është raport sot dhe po bëhet pjesë e ligjit duhet t’i ballafaqojnë me ekspertët e Malit të Zi, jo me neve këtu dhe kjo është mundësia që kemi ofruar me këtë variant sot“, ka thënë Limaj.

Ai tha se asnjëherë deri më tani nuk është testuar provat, faktet që i ka komisioni jonë me komisionin e Malit të Zi.

Mas votimit të këtij ligji, sipas Limajt, është obligim krijimi i komisioneve dhe pasi komisionet të bisedojnë nuk ka mundësi dy komisionet të vënë pika pa miratimin e të dyja palëve.

Ai shtoi se sot duhet të diskutohet për grupin të punës dhe rolin e kuvendit për të gjithë punën që do ta bëjnë grupet punuese nga te dyja vendet.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *