Connect with us

Aktuale

Dua Lipa nuk fyen me këngën e saj në emisionin e Jimmy Kimmel

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, gjithnjë është e kujdesshme në paraqitjet e saj publike.

Bukuroshja shqiptare ka peformuar së fundmi në emisionin e Jimmy Kimmel.

Ky është një prej emisioneve më të shikuara në Amerikë dhe sigurisht se Dua është siguruar që të mos bëjë sjellje të pahijshme.

Vajza nga Prishtina ka publikuar një video në Instagram ku shihet se si e lë publikun të interpretojë pjesën fyese të këngës “IDGAF”.

Dua së fundmi po shijon një prej momenteve më të mira në karrierë.

Ajo fitoi dy çmime në Brit Awards dhe filloi një turne i cili do të vazhdojë gjatë gjithë vitit në tërë botën.

Më 10 gusht Dua do të performojë edhe në Prishtinë në festivalin Sunny Hill në Prishtinë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *