Connect with us

Aktuale

KALON DEMARKACIONI

Kuvendi i Kosovës ka arritur të ratifikojë Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Me 80  vota për,  11 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit i dhanë dritën e gjelbër kësaj marrëveshje.

Kjo marrëveshje është votuar pas katër tentimeve për pengim që i  bëri Vetëvendosje me hedhjen e gazit lotsjellës.

Si pasojë e këtyre veprimeve të deputetëve të VV-së, shumica nga ta u përjashtuan nga seanca.

Në momentin kur është votuar demarkacioni i pranishëm në seancë ka qenë vetëm deputeti i VV-së, Glauk Konjufca i cili së bashku me deputetët e GDP-së votuan kundër kalimit të kësaj marrëveshje.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *