Connect with us

Aktuale

Tahiri: Nëse varemi nga Lista Serbe, nuk do ta votoj demarkacionin

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri është shprehur kundër idesë që çdoherë për vendime të rëndësishme Kuvendi i Kosovës të varet nga Lista Serbe dhe u ka bërë thirrje partive shqiptare që të bëhen bashkë për ta kaluar demarkacionin.

“Nëse varemi vetëm nga Lista Serbe për t’i bërë 80 vota, unë nuk e votoj demarkacionin, por nëse ne shqiptarët e bëjmë shumicën, atëherë unë do ta votoj demarkacionin”, tha Tahiri.

Ai e ka lutur Vetëvendosjen dhe Grupin e Deputetëve të Pavarur, që ta ndihmojnë edhe kësaj radhe kryeministrin Ramush Haradinaj për të votuar demarkacionin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *