Connect with us

Aktuale

Lajçi: Demarkacioni i konflikteve, për të cilin dikush do të japë përgjegjësi (Video)

Deputeti nga anët e lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, deklaroi se metoda e gazit e përdorur nga Vetëvendosje ka qenë mjaft efektive, pasi do të mbahet mend se demarkacioni u votua në mes të lotëve të shkaktuara nga gazi.

Lajçi thotë se ky vendim i gazit, siç e quan ai, nuk u ka dhënë shumë lumturi deputetëve, megjithëse në fund janë kënaqur fort, raporton RTV21.

Deputeti i Vetëvendosjes akuzoi qeverinë se kanë instrumentalizuar çështjen e demarkacionit me vizat, e jo me sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, ky projekt nuk do të gëzojë stabilitet sepse është bërë një vijë kufitare e jo-paqes, e ngatërresave dhe konflikteve për të cilat dikush do të japë përgjegjësi më vonë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *