Connect with us

Aktuale

Arsyetohet se pse nuk i ftoi, Sampaoli: Dybala mendova se ishte yll, Icardi nuk po luan te kombëtarja sikurse te Interi

Kombëtarja argjentinase është mbledhur në Buenos Aires, ku po përgatitet për dy ndeshje miqësore para fillimit të kampionatit botëror Rusia 2018.

Argjentina të premten (nesër) do të takohet me Italinë ndërsa katër ditë më vonë (e martë) do të ballafaqohet me Spanjën.

Para sfidave të rëndësishme ka folur edhe trajneri i argjentinasve, Jorge Sampaoli, ku ka arsyetuar mos ftesën e Paulo Dybalas si dhe të Mauro Icardit.

Icardi dhe Dybala

“Për Dybalan mendova se ishte yll, por nuk po duket ashtu. Unë nuk e di ku është problemi, por ai nuk arriti të përshtatet me idetë e mia ose ne nuk po dimë ta vlerësojmë lojtarin, koha do ta tregojë të vërtetën”.

“Icardi ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë, por ka diferencë të madhe të paraqitjeve te klubi dhe në kombëtare”.

Ai më tutje ka pohuar se shumë pak kohë kanë dy futbollistët e lartcekur për të bindur se e meritojnë ftesën për botërorin Rusia 2018.

“Nuk e përjashtoj, por diçka duhet të ndryshojë në mënyrë të shpejtë, pasi në kombëtare nuk kemi shumë kohë për të pritur”, tha Sampaoli

Ndryshe, Argjentina është në një grup së bashku me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *