Connect with us

Aktuale

Haxhiu për deputetët e arrestuar të VV-së: Nuk e dimë as ku janë vendosur, e as kush është angazhuar si avokat

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk ka asnjë informacion për deputetët e arrestuar gjatë të mërkurës ku u mbajt seanca për ratifikimin Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Haxhiu theksoi se janë përpjekur në vazhdimësi të kenë qasje tek deputetët mirëpo një gjë e tillë iu ka pamundësuar.

“Nuk kemi asnjë informacion në raport me atë se ku janë vendosur, kush është angazhuar – domethënë avokat sipas detyrës zyrtare – të paktën për të marrë informacione. Jemi përpjekur në vazhdimësi që të kemi qasje në këto institucione mirëpo nuk ka asnjë mundësi që ta gjejmë dikë që të na njoftojë se ku janë vendosur. Përveç disa informacioneve që na ka dhënë përfaqësuesja e avokatit të popullit, për shkak të vizitave që ka pasur. Ka një mbyllje të institucioneve karshi kësaj, kjo natyrisht është e padrejtë për shkak se familjarët e tyre do duhej të kishin kontakte me ta”, ka thënë ajo.

Deputetja Haxhiu gjithashtu tha se deputetët e VV-së padrejtësisht u arrestuan për shkak të veprimeve të tyre politike në Kuvend.

“Por sipas asaj që flitet në media, tani është duke u shqyrtuar seanca gjyqësore kundrejt tyre. Është fatkeqësi se si sistemi jonë i drejtësisë nuk po merret me njerëz të cilat janë të korruptuar në vazhdimësi. Deputetët duhet të lihen të lirë dhe t’i kthehen angazhimit politik”, u shpreh Haxhiu për Telegrafin.

Ndryshe, në seancën e së mërkurës ku u ratifikua Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, u arrestuan shtatë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët në formë proteste hodhën gaz lotsjellës brenda Kuvendit për të kundërshtuar këtë marrëveshje.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *