Connect with us

Aktuale

Ilir Deda: Presim në qershor të lëvizim pa viza

Deputeti, Ilir Deda, thotë se pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, ekziston hapësirë për tu marrë me çështje tjera konkrete.

“Me shpresë se ekziston mësim që tre vitet e kaluar të mos përsëriten më. Presim në qershor që qytetarët të lëvizin pa viza,” është shprehur Deda në emisionin Kontakt në TribunaChannel.

Ai thotë se Kuvendi i Kosovës nuk i ka pajisjet për detektimin e gazit lotsjellës.

“Shpresoj që ka qenë hera e fundit që në Parlamentin e Kosovës është hedhur gaz,” deklaron Deda.

Sipas tij, VV e ka pas të qartë se demarkacioni të kalojë.

“Nuk ka pas asnjë arsye politike dhe juridike të mos votohet demarkacioni.”

Deda vlerëson se më në fund BE pranoi se kufiri Kosovë-Mali i Zi është kufij ndërmjet dy shteteve.

“Unë e shoh si pozitive këtë gjë. Jo Kosovës me asteriks, por Republikës së Kosovës.”

Për të përmbyllur demarkacionin, sipas tij, Mali i Zi është treguar jashtëzakonshëm miqësor me neve.

Ai thotë se demarkacioni me Serbinë është edhe më i vështirë dhe se duhet të përfundohet deri në vitin 2022.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *