Connect with us

Aktuale

Mickoski: Disa veprime të grekëve nxisin ndjenja negative ndaj Maqedonisë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristjan Mickoski, sot zhvilloi takim me Ministrin për Punë të Jashtme nga Republika e Greqisë, Nikos Kotzias, ku u dakorduan që për zgjidhjen e çështjes së emrit duhet t’i respektojë interesat kombëtare dhe shtetërore.

Ashtu siç informojnë nga OBRM-PDUKM, Mickoski theksoi në takim se partia është pro zhvillimit të marrdhënieve të mira fqinjësore, të bazuar në miqësi të sinqertë dhe repekt të ndërsjelltë dhe në të njëjtën kohë shprehu shqetësim për hapa të caktuara në shoqërinë greke, e cila irriton dhe nxit ndjenjat negative drej Republikës së Maqedonisë.

“Maqedonia dhe Greqia duhet të kenë interes të përbashkët dhe bashkëpunim të fortë në shumë fusha, në interes të qytetarëve të të dyja vendeve në planin ekonomik dhe politik, deklaroi lideri i partisë opozitare.

Ai tha se Republika e Maqedonisë duhet të vazhdojë drejt rrugës së saj në agjendën euro-atlantike dhe procesi të jetë i zhbllokuar.

“Ajo do na sjell edhe integrimin dhe stabilitetin në rajon nëpërmjet bashkëpunimit të fortë në kuadër të strukturave globale në të cilën Republika e Maqedonisë i përket natyrisht”, theksoi Mockoski.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *