Connect with us

Aktuale

Publikohen ftesat zyrtare për dasmën mbretërore të Princit Harry dhe Maghan Markle

Pallati i Kensingtonit ka zbuluar ftesat për martesën e princit Harry dhe aktores Meghan Markle.

The People raportoi se ftesat për ceremoninë u zbuluan të enjten.

Kjo është ftesa zyrtare për dasmën mbretërore të Princit Harru dhe Maghan Markle

Ftesat e ndërlikuara u shtypën përmes procesit të vulosjes në një makinë të viteve 1930 nga Lottie Small. Kompania ka bërë ftesa mbretërore që nga viti 1985.

“Ftesat përcjellen nga shumë vite të traditës mbretërore dhe janë bërë nga @BarnardWestwood”, njoftoi pallati. “Ato shfaqin distinktivin tre-pendor të princit të Uellsit të shtypur në ngjyrë ari”, thuhet më tej në njoftim.

Lottie Small punoi për ftesat e dasmës mbretërore

Dasma e Markle, 36 vjeçe dhe Princit Harry, 33 vjeç, do të organizohet në Chapel të Shën Gjergjit. Ftesa është për ceremoninë dhe pritjen e drekës në Sallën e Shën Gjergjit, e cila do të jepet nga Mbretëresha Elizabeta.

Pallati tha se më vonë atë mbrëmje, 200 të ftuarit do të shkojnë në një pritje nga Princi Charles.

Princi Harry dhe Markle do të martohen më 19 maj. 

Princ Harry dhe Meghan Markle (Getty Images)

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *