Connect with us

Aktuale

Sigal Prishtina triumfon ndaj Kerasan Prishtinës

Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të IP Superligës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës tjetër prishtinase Kerasan Prishtina me rezultat 114-88.

Vetëm në çerekun e parë vendasit ishin më të suksesshëm se mysafirët, të cilët në tre periudhat e tjera treguan superioritet ndaj kundërshtarit.

Çereku i parë i takoi basketbollistëve të rinj të Kerasanit me pesë pikë epërsi 25:20.

Por, në dhjetë minutshin e dytë “Plisat” arritën të përmbysin rezultatin dhe të krijojnë avantazh prej pesë pikëve, 53:48.

Periudha e tretë i takoi plotësisht kampionit aktual të Kosovës, ku Sigali triumfoi me rezultat 35:14, përkatësisht shifrat në semafor tregonin rezultatin 88:62.

Në çerekun e fundit, bardhekaltërit arritën të menaxhojnë epërsinë e krijuar dhe arritën të triumfojnë me rezultat 118-88.

Pas kësaj, Sigal Prishtina vazhdon të mbetet lidere e ligës me 47 pikë ndërsa Kerasani zë pozitën e parafundit me 28 sosh. 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *